Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz, si dhe bashkëpunëtorët nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar LuxDev.
Gjatë takimit u diskutua për projektin aktual në mbështetje të MINTI-t, i cili është në përmbyllje, si dhe për fillimin e fazës së re të projektit me agjencinë e re në kuadër të MINTI-t, pasuese e KIESA-s.
Po ashtu, u bisedua për planet e MINTI-t në zhvillimin e politikave industriale dhe për tranzicionin e gjelbër.
Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mbeten të përkushtuara ndaj politikëbërjes aktive për tranzicionin e gjelbër, inovacionin dhe ngritjen e kapaciteteve për aftësim profesional dhe mësim dual.




