Ministrja Kusari-Lila priti në takim përfaqësuesit nga hoteli “Hilton Prishtina”, që planifikohet të hapet në muajin qershor

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim përfaqësuesit nga hoteli “Hilton Prishtina”, i cili është i planifikuar për hapje në muajin qershor të 2026-tës.

Ministrja tha se si pjesë e rrjetit global të “Hilton”, ky projekt përfaqëson një zhvillim të madh për sektorin e mikpritjes dhe biznesit në Kosovë, duke e vendosur Kosovën në hartën e biznesit të mirënjohur botëror.

Gjatë takimit, ministrja theksoi se vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së ekonomisë lokale, ku rreth 50% e produkteve dhe shërbimeve do të sigurohen nga tregu vendor, duke krijuar mundësi të reja për furnitorët dhe partnerët lokalë.

Diskutimi gjithashtu përfshiu mundësitë e bashkëpunimit për organizimin e eventeve ndërkombëtare, si dhe rëndësinë e qëndrueshmërisë, përfshirjes dhe përgjegjësisë korporative.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors