Ministrja Kusari-Lila takon përfaqësuesit e Kobags për zhvillimin e industrisë së gjelbër

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, takoi përfaqësuesit e kompanisë Kobags, znj. Nexhmije Mujku, z. Fadil Mujku dhe z. Liridon Shehu.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e kompanisë prezantuan projektin dhe produktet e tyre, si dhe planet për zhvillim të mëtejmë në industrinë e prodhimit të qëndrueshëm. U bë e ditur se Kobags është ndër kompanitë e pakta në rajon që prodhon çanta shumëpërdorimshe, me një investim prej rreth 400,000 euro.

Fokusi i radhës i kompanisë është avancimi i kapaciteteve përmes krijimit të një sistemi të integruar që mundëson shndërrimin e mbetjeve plastike në lëndë të parë për prodhim. Kjo linjë prodhimi dhe procesi i ripërdorimit të materialeve u vlerësuan si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimeve të reja industriale dhe ekonomisë së qëndrueshme.

Ministrja theksoi se iniciativa të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin industrial, reduktimin e ndotjes dhe rritjen e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendorë.

Ky projekt është në përputhje me prioritetet e Ministrisë për zhvillimin e industrisë së gjelbër, mbështetjen e prodhimit vendor dhe avancimin e ekonomisë qarkore në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors