Prishtinë,
30/04/2026
1. Në përputhje me dispozitat që rregullojnë informimin e drejtë dhe të saktë të konsumatorit, deklaracioni i produktit në gjuhët zyrtare, i vendosur në paketim, duhet të paraqesë në mënyrë të qartë, të lexueshme dhe të dukshme përbërjen e produktit, duke specifikuar nëse produkti është:
· me bazë shtazore (100%) (dairy);
· me bazë bimore; (plant-based milk), apo
· me bazë të qumështit pluhur.
2. Në përputhje me rregullat për ushtrimin e tregtisë dhe prezantimin e mallrave në treg, subjektet që bëjnë shitje me pakicë janë të obliguara të sigurojnë ndarjen dhe prezantimin e qartë të produkteve në rafte, sipas kategorive në vijim:
· produktet e qumështit me bazë shtazore (dairy);
· produktet me bazë bimore (plant-based milk);
· produktet me bazë të qumështit pluhur.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të intensifikojë aktivitetet e inspektimit në ditët në vijim, në përputhje me kompetencat ligjore për mbikëqyrjen e tregut, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe parandalimit të praktikave mashtruese.
Ne rast të moszbatimit të legjislacionit në fuqi për ndarjen fizike dhe etiketimin e produkteve, operatorët ekonomikë do të ndëshkohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi.
Njëkohësisht, ftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që, në rast se vërejnë parregullsi, përfshirë mungesën e klasifikimit të produkteve apo mos deklarimin e qartë të përbërjes, të paraqesin ankesat e tyre së bashku me dëshmi përkatëse (p.sh. fotografi nga raftet), përmes:
· numrit të telefonit: +383 (0) 46 311-000 (Viber), ose
· adresës elektronike: konsumatori@rks-gov.net.
Për çdo parregullsi të konstatuar gjatë inspektimeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.