Prishtinë,
27/04/2026
Sipas ministres, programi, i cili kap vlerën rreth 70 milionë euro, konfirmon partneritetin e fortë ndërmjet dy vendeve dhe fokusohet në fusha kyçe si qeverisja demokratike, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, tranzicioni i gjelbër, zhvillimi i barabartë dhe bashkëpunimi në fushën e migrimit. Ajo theksoi se Zvicra mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.
Ministrja vuri në dukje se kjo ditë ka pasur rëndësi të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, pasi krahas lansimit të programit katërvjeçar të bashkëpunimit, në Kuvendin e Kosovës është votuar edhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet e EFTA-s, duke shënuar një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.





