Ministrja Kusari-Lila: Panairi i Bukurisë promovon bizneset dhe imazhin e vendit

Prishtinë,
25/04/2026

Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në ndërmarrësi dhe në tregun e punës, duke vlerësuar angazhimin e vajzave dhe grave që janë pjesë e industrisë së bukurisë në vend.

Sipas ministres, këto biznese me përkushtim po zhvillojnë produkte me bazë natyrale dhe po kontribuojnë në promovimin dhe ngritjen e imazhit të Kosovës, duke bashkëpunuar edhe me kompani dhe brende ndërkombëtare.

Gjatë vizitës, ministrja së bashku me anëtare të kabinetit të saj ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me prezantueset në panair.

Ajo shprehu shpresën që gjatë ditëve të mbetura panairi të ketë sa më shumë vizitorë dhe të ndikojë në promovimin e bizneseve pjesëmarrëse.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors