Për Industrinë e Zhvilluar, të Gjelbër dhe gjithëpërfshirëse

Prishtinë,
24/04/2026

Sipas ministres, ky plan pune përfaqëson një hap konkret drejt zbatimit të Strategjisë për Zhvillim Industrial, me fokus në forcimin e sektorit prodhues dhe përpunues në vend.

Gjatë takimit, ministrja ka theksuar se prioritetet kryesore, që do të punohet vazhdimisht si MINTI, për arritjen e tyre, siç janë:

– zgjerimi i prodhimit industrial,

– ulja e deficitit tregtar dhe rritja e eksporteve,

– krijimi i vendeve të reja të punës,

– mbështetja e inovacionit dhe digjitalizimit,

– tranzicioni drejt industrisë së gjelbër dhe të qëndrueshme,

– rritja e vlerës së shtuar brenda vendit.

Ajo ka bërë të ditur se Plani i punës 2026–2028 parashikon masa konkrete për mbështetjen e bizneseve përmes modernizimit, certifikimit, qasjes në tregje ndërkombëtare dhe investimeve në teknologji dhe energji të ripërtëritshme.

Ministrja ka shtuar se përmes zhvillimit të parqeve industriale dhe forcimit të partneritetit me sektorin privat, akademinë dhe shoqërinë civile, synojmë të krijojmë një mjedis më të favorshëm për zhvillim ekonomik dhe investime.

Ministrja ka pohuar se politikat tona do të harmonizohen me Agjendën e Gjelbër dhe Planin e Rritjes për Kosovën, ku priten progres në përpjekjet për industri më e gjelbër, më digjitale dhe më konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Në mes tjerash, ajo është shprehur se angazhimi ynë është që këto objektiva të përkthehen në rezultate konkrete gjatë viteve 2026–2028, në shërbim të ekonomisë dhe qytetarëve.

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors