Ministrja Mimoza Kusari-Lila priti homologun e saj turk, Ömer Bolat

Prishtinë,
22/04/2026

Ministrja Kusari-Lila ka potencuar se Kosova dhe Turqia janë dy vende mike dhe bashkëpunimi ynë strategjik në fushën e sigurisë, diplomacisë, ekonomisë dhe shumë fusha tjera po zgjerohet dhe forcohet me bashkëpunime të reja.

Ajo ka treguar se shkëmbimet tregtare në mes dy vendeve tona kanë shënuar rritje, sidomos eksportet nga Kosova, por kemi ende punë për të bërë pasi importet vazhdojnë të jenë në masë më të larta.

Sipas saj, ky deficit nga ana e Kosovës kërkon qasje të re dhe më shumë fokus në zhvillimin e prodhimit dhe tërheqjen e investimeve turke në sektorin e prodhimit.

Kusari-Lila ka përmendur se gjatë takimit kanë diskutuar për Marrëveshjen ekzistuese të Tregtisë së Lirë, të cilën në cilësinë e Ministres, në mandatin e parë, ka pasur rastin ta nënshkruaj, në vitin 2013.

Po ashtu, ajo ka shtuar se duke e marrë parasysh se shkëmbimi tregtar, në shërbime ka rritje eksponenciale për Kosovën dhe u dakorduam që kjo marrëveshje e Tregtisë së Lirë në mes të dy vendeve të zgjerohet duke përfshirë edhe tregtinë e lirë në shërbime, si dhe të kontribuojë në balancimin e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Ajo ka bërë të ditur se me ministrin Bolat kanë diskutuar se si ta çojnë përpara bashkëpunimin ekonomik, sidomos përmes komisionit të përbashkët JETCO, komision ky i formuar të formalizojë bashkëpunimin në mes të dy shteteve tona në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

Po ashtu, ajo tha se ndër fushat kryesore të diskutimit për bashkëpunim, që janë trajtuar, ishin edhe Teknologjia dhe Parqet Industriale.

Ministrja edhe njëherë ka ritheksuar se Kosova ka potencial të madh, sidomos në kapitalin njerëzor, prandaj bashkëpunimi ynë duhet të zgjerohet edhe në shërbime, inovacion dhe investime strategjike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors