Ministrja Kusari-Lila takoi përfaqësuesit e BE-së, në fokus agjenda e reformave

Prishtinë,
16/04/2026

Gjatë takimit u diskutua për progresin që synohet të arrihet në kuadër të agjendës së reformave, ku ministrja veçoi avancimin e Projektligjit për Inovacionin, i cili pritet të dërgohet në Kuvend për shqyrtim, si dhe finalizimin e Projektligjit për Kamat Vonesat. Sipas saj, këto iniciativa synojnë të forcojnë kornizën rregullative dhe të krijojnë një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e biznesit dhe inovacionit.

Ministrja shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimi Evropian, në veçanti përmes Planit të Rritjes, të cilin e cilësoi si instrument të rëndësishëm për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe reformave strukturore në Kosovë.

Në takim u prezantuan edhe nismat e reja të Ministrisë, përfshirë konceptin e parqeve të reja industriale të dizajnuara për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike, si dhe themelimi i Agjencisë së re për Mbështetjen e Ndërmarrjeve, e cila do të ketë një divizion të veçantë për gratë në biznes dhe bizneset në pronësi të komuniteteve jo-shumicë.

Përfaqësuesit e BE-së vlerësuan progresin e synuar të Ministrisë dhe qasjen e orientuar drejt reformave, duke falënderuar për kontributin në avancimin e politikave dhe zbatimin e tyre. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e rolit të Kosovës në avancimin e integrimit rajonal, veçanërisht në kuadër të kryesimit të CEFTA gjatë vitit 2025.

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors