Prishtinë,
16/04/2026
Gjatë takimit, u veçuan si sektorë me interes industria e mobilimit, prodhimi i dyerve dhe dritareve, si dhe sektori i ushqimit, ku bizneset nga Kosova kanë dëshmuar cilësi dhe kapacitet konkurrues në tregjet ndërkombëtare.
Po ashtu, u diskutua edhe mundësia e krijimit të një Forumi Ekonomik Gjermano-Shqiptar, si një platformë e qëndrueshme për lidhjen e bizneseve, rritjen e investimeve dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve.
Në takim u prezantuan edhe mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj, përfshirë zonat industriale në dispozicion për zhvillimin e aktiviteteve prodhuese.
Një rol i rëndësishëm në këtë bashkëpunim u theksua se e luan edhe fuqia punëtore nga Kosova, e cila është e pranishme në Gjermani në sektorë të ndryshëm industrialë, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim, ndërsa mobiliteti dhe qëndrimi i tyre i përkohshëm kontribuojnë në rritjen e mundësive për eksporte dhe avancimin e aftësive profesionale.

