Ministrja Kusari-Lila ka pritur në takim përfaqësues të kompanive gjermane

Prishtinë,
16/04/2026

Ministrja së bashku me përfaqësuesit e këtyre kompanive diskutuan për prioritetet ekonomike të Kosovës në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve, si dhe për orientimin tonë drejt sektorëve, që garantojnë qëndrueshmëri dhe rrisin efikasitetin ekonomik.

Sipas ministres Kusari-Lila fokusi i bisedës ishte në mundësitë për investime gjermane në sanimin e infrastrukturës së ndërtesave, si dhe në bashkëpunimin potencial në projektet e menaxhimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë.

Ajo ka shtuar se një vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të azbestit, si një çështje me rëndësi për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

Ministrja Kusari-Lila ka ritheksuar se tërheqja e kompanive gjermane për tregun e Kosovës vetëm sa po vjen e po rritet, ndërsa Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit janë të përkushtuara të rrisin interesimin dhe ofrojnë mbështetje e garanci për mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm të të bërit biznes në Kosovë.

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors