Kusari-Lila në Hagë: Kosova si një ekonomi e re dhe dinamike, me orientim të qartë drejt reformave po bën përparim të dukshëm në përmirësimin e klimës së investimeve

Prishtinë,
14/04/2026

Ajo theksoi se bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Holandë, z. Dren Doli, Ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Caren Boven, si dhe përfaqësues të biznesit dhe investitorë, u përmbyll me sukses “Dita e Biznesit të Kosovës” – një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Ministrja ka thënë se Kosova si një ekonomi e re dhe dinamike, me orientim të qartë drejt reformave po bën përparim të dukshëm në përmirësimin e klimës së investimeve dhe në forcimin e bazës sonë ekonomike, me synimin për një ekonomi konkurruese, inovative dhe të qëndrueshme.

Sipas ministres, investimet e huaja janë në rritje, ndërsa sektori i TIK-ut dhe eksporti i shërbimeve po shndërrohen në motorë të rëndësishëm të zhvillimit dhe punësimit.

Ajo ka shtuar se përmes transformimit digjital, “Politikës Industriale 2030” dhe zhvillimit të zonave ekonomike moderne, po krijojmë kushte më të mira për biznes dhe inovacion, duke mbështetur veçanërisht gratë dhe të rinjtë ndërmarrës.

Kusari-Lila bëri të ditur se me pjesëmarrjen e znj. Kalina Vrieze, z. Mark Verheul, z. Valon Bahtiri, z. Theo Schilder, z. Martijn van Helvert, z. Jelle Hoes, znj. Hana Qerimi, z. Robert Shala, z. Lennart Koestier, z. Shpend Lila, z. Diedon Kica, znj. Sytrime Dervisholli, z. Erlind Gashi dhe z. Artan Xhemajli, kanë prezantuar bashkërisht asetet e Kosovës, përparësitë e të bërit biznes dhe arsyet që e bëjnë vendin tonë një destinacion tërheqës dhe të favorshëm për investime.

Gjithashtu, ministrja ka njoftuar se lajmi më i mirë i kësaj dite është se në Hagë u themelua Dhoma Ekonomike e Bizneseve Kosovë – Holandë, ku sipas saj ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset tona.

Ajo ka shtuar se themelimi i kësaj dhome do të lehtësojë procedurat e të bërit biznes, do të nxisë investimet dhe do të hapë rrugë për partneritete të reja, duke vlerësuar se është një zhvillim inkurajues për ndërmarrësit, investitorët dhe ekonominë e Kosovës në përgjithësi.

Ministrja ka përmbyllur fjalimin e saj duke theksuar se mesazhi ynë është i qartë, Kosova është e hapur për biznes dhe partneritet dhe të gjitha bizneset e interesuara duhet të vizitojnë Kosovën dhe të bëhen pjesë e historive dhe suksesit tonë të përbashkët.

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors