Artan Demolli caktohet ushtrues detyre në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MINTI-t

Prishtinë,
08/04/2026

Vendimi është nënshkruar nga ministrja Kusari-Lila dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Sipas vendimit, z. Artan Demolli do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen vendimet e mëhershme lidhur me ushtrimin e kësaj detyre, pozitë e cila deri më tani është ushtruar nga Agim Xhuraj.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mbetet e përkushtuar për vazhdimin e funksionimit institucional dhe përmbushjen e obligimeve në kuadër të mandatit të saj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors