Prishtinë,
04/04/2026
Deri më tani, nga të gjithë njehsorët e verifikuar në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, janë konstatuar devijime në datë dhe orë krahasuar me kohën reale, por nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë.
Ndërkohë, IQMT tashmë ka përgatitur gjoba ndaj KEDS-it për njehsorët, të cilëve u kishte skaduar afati i vlefshmërisë.
Siç kemi njoftuar edhe më parë, mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet kryesore të MINTI-t, andaj puna e Komisionit Verifikues do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.