Ministrja Kusari-Lila takoi përfaqësuesit e ECIKS dhe të projektit EnInGeP

Prishtinë,
01/04/2026

Sipas saj, forcimi i inovacionit dhe zhvillimi i sektorit privat mbeten prioritetet tona kryesore.

Ajo tha se rezultatet e bashkëpunimit shumëvjeçar me MINTI-n tashmë janë evidente, nga puna në planin legjislativ, përfshirë Projektligjin për inovacion dhe ndërmarrësi, te mbështetja e bizneseve në ngritjen e performancës në digjitalizim dhe përditësimin e sistemeve të prodhimit dhe ofrimit të shërbimeve, si dhe te digjitalizimi i ofrimit të shërbimeve të MINTI-t.

Ministrja shpalosi mbështetjen me grante për biznese, duke theksuar se vetëm këtë vit, mbi 55 biznese kanë përfituar nga grantet e digjitalizimit, ndërsa 40 të tjera pritet të mbështeten në vazhdimësi.

Po ashtu, ajo theksoi se në bashkëpunim me KIESA, platforma “Biznesi Im” po ndihmon ndërmarrësit në planifikim dhe rritje afatgjatë.

Në këtë takim, siç deklaroi ministrja, është diskutuar me përfaqësuesit ECIKS dhe të projektit EnInGeP edhe për themelimin e Fondit të Inovacionit, i cili do të ofrojë grante dhe qasje në financa për bizneset, duke forcuar rrugën e Kosovës drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe inovative.

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors