Prishtinë,
31/03/2026
Takimin e hapi kryetari i Këshillit Profesional, z. Butrint Batalli, i cili prezantoi rolin e standardeve profesionale në fushën industriale dhe më gjerë. Ndërsa, u.d. Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kosovare të Standardizimit në MINT, znj. Valmira Sejdiu, e cila prezantoi rezultatet e vitit 2025 dhe planin e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
Përmes rifunksionalizimit të këshillit, standardizimi vendoset në qendër të transformimit zhvillimor, duke rritur konkurrueshmërinë, cilësinë dhe besueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve vendore. Njëkohësisht, ky këshill shërben si katalizator për inovacionin dhe njëherësh përshpejton tranzicionin e gjelbër. Po ashtu, përmes këtij këshilli fuqizohet ekonomia qarkore, duke mundësuar përdorim më të avancuar të burimeve dhe duke ndikuar në integrim të qëndrueshëm në tregjet evropiane dhe globale.
MINTI konfirmon përkushtimin institucional për ndërtimin e një ekonomie moderne, të qëndrueshme dhe të orientuar drejt inovacionit.
