Kusari-Lila: Gratë nuk presin mundësi, ato i krijojnë ato

Prishtinë,
28/03/2026

Ajo theksoi se në konferencën e parë, në këtë mandat, për gratë në biznes, ka folur me gratë hapur dhe pa filtra për realitetin që ato përballin çdo ditë nga sfidat në zhvillim dhe menaxhim të biznesit, deri te përgjegjësitë si nëna. Më tej, ministra ka shtuar se pikërisht ky balancim i vështirë e bën suksesin e tyre edhe më të vlefshëm, edhe më inspirues.

Ministrja ka thënë se përtej diskutimit ka ritheksuar përkushtimin institucional, që këto sfida të mos mbeten vetëm tema diskutimi, por të adresohen me politika konkrete. Ajo, gjithashtu tha se jemi duke punuar në krijimin e mundësive të reja përmes Fondit për Inovacion dhe Ndërmarrësi, me fokus në qasje më të lehtë në financim, inovacion dhe mbështetje reale për bizneset e udhëhequra nga gratë.

Kusari-Lila bëri të ditur se kjo ngjarje, e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, së bashku me Forumin Ekonomik të Grave dhe Rrjetin e Grave të Kosovës, na e konfirmoi edhe një herë: kur gratë mbështesin njëra-tjetrën, ndryshimi nuk është vetëm i mundur, është i pashmangshëm.

Gratë në biznes nuk po ndërtojnë vetëm kompani. Ato po ndërtojnë të ardhmen e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors