Prishtinë,
25/03/2026
Gjatë vizitës, ajo theksoi se që nga viti 2015, Afërdita Murati ka nisur një rrugëtim të ri duke qenë ndër të parat në Llap që filloi kultivimin e aronisë dhe prodhimin e lëngut natyral, në një kohë kur pak kush e mendonte këtë drejtim.
Sipas ministres, sot ky angazhim përfaqëson një dëshmi të qartë se me përkushtim dhe vizion, një ide mund të shndërrohet në një biznes të qëndrueshëm dhe të suksesshëm vendor, duke e cilësuar historinë e saj si inspirim për shumë gra që synojnë të ndërtojnë diçka të tyren.
Në të njëjtën frymë të zhvillimit të qëndrueshëm, ajo përmendi edhe veprimtarinë e Natyra SHPK, e cila operon në fushën e menaxhimit dhe riciklimit të mbeturinave, duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe në ndërtimin e një ekonomie qarkulluese.
Ministrja Kusari-Lila vlerësoi se këto janë shembuj konkretë se si iniciativa private dhe puna e palodhshme krijojnë vlerë për vendin, duke forcuar prodhimin vendor dhe duke hapur rrugë për zhvillim të qëndrueshëm.
Ajo theksoi se mbështetja e grave në biznes dhe promovimi i ekonomisë së gjelbër mbeten prioritete, duke shtuar se përmes investimit në këto dy shtylla synohet ndërtimi i një ekonomie më të fortë, më të drejtë dhe më konkurruese.











