Në konferencën e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, Ministrja Kusari-Lila foli për reformat ekonomike

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Prishtinë, të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare dhe Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane – KGS.

Gjatë konferencës, ministrja Kusari-Lila ka prezantuar para bizneseve pjesëmarrëse reformat dhe vendimet që, sipas saj, kanë ndikuar në përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes në Kosovë.

Ajo ka folur për mundësitë e investimit në zonat industriale, qasjen në tregjet rajonale dhe evropiane, si dhe për mekanizmat mbështetës të shtetit që synojnë stimulimin e punësimit dhe përfshirjen e grave dhe të rinjve në tregun e punës.

Ministrja ka theksuar se konceptet dhe mekanizmat për investime në industri të qëndrueshme dhe energji të pastër do të vazhdojnë të forcohen, përfshirë edhe programet mbështetëse si Superpuna.

Në fund, ajo ka shprehur mirënjohje për organizimin e konferencës dhe për kontributin e bizneseve në zhvillimin ekonomik të vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors