Qeveria avancon dy projekte të mëdha industriale në Gjakovë dhe Gjilan

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë dy vendime të rëndësishme që lidhen me zhvillimin industrial dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend.

Së pari, është miratuar nxjerrja nga administrimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe transferimi te Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i ish-ndërmarrjeve “Metaliku” dhe “Virxhinia” në Gjakovë. Ky hap i hap rrugë krijimit të Parkut Industrial në këtë komunë, me synim rritjen e investimeve dhe zhvillimit ekonomik lokal.

Po ashtu, Qeveria ka shpallur Parkun Industrial në Komunën e Gjilanit, në zonën e Livoqit të Epërm, me një sipërfaqe prej rreth 200 hektarësh të dedikuar për investime dhe zhvillim industrial. Ky park pritet të krijojë kushte të reja për bizneset vendore dhe investitorët e huaj.

Këto dy vendime konsiderohen hap i rëndësishëm drejt forcimit të bazës industriale të Kosovës, rritjes së prodhimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors