Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 25-vjetorit të Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e saj në ndërtimin e transparencës financiare, profesionalizmit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Ministrja Kusari-Lila theksoi se Shoqata, nga vitet e para të shtetndërtimit e deri më sot, ka luajtur rol të rëndësishëm në ngritjen e standardeve profesionale, forcimin e besimit në raportimin financiar dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.
Ajo vlerësoi se, në kohën e transformimeve teknologjike dhe sfidave të reja globale, investimi në profesionistë të aftë dhe të përgatitur mbetet kyç për ndërtimin e një ekonomie të fortë dhe konkurruese.
Me këtë rast, ministrja shprehu mirënjohje për auditorët dhe kontabilistët që ndër vite kanë kontribuar në ndërtimin e institucioneve më transparente dhe një ekonomie më të besueshme në vend.