Zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka marrë pjesë në hapjen e panairit HoReCa, ku pati mundësinë të takohet nga afër me prodhues vendorë e ndërkombëtarë, ndërmarrës, furnitorë dhe profesionistë të sektorit të hotelerisë, gastronomisë dhe shërbimeve.
Sipas zëvendësministrit Mehmeti, prodhuesit vendorë në sektorin HoReCa janë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë dhe e zhvillimit të industrisë vendore. Ai shtoi se në bashkëbisedim me ta, diskutuam për potencialin e madh që kanë kompanitë tona, për rëndësinë e rritjes së kapaciteteve prodhuese, fuqizimit të eksportit dhe qasjes në tregjet ndërkombëtare.
Ai ka theksuar se si Ministri e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, mbetemi të përkushtuar në mbështetje të ndërmarrjeve vendore, në promovimin e produkteve kosovare dhe në krijimin e brendeve që e përfaqësojnë denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Duke përfunduar fjalimin e ti ai i uroi organizatorët: “Urime organizatorëve dhe suksese të gjithë pjesëmarrësve!”.