Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DAK), në bashkëpunim me TAIEX-in, Instrument i Komisionit Evropian, është duke organizuar (me 18 dhe 19 qershor) një trajnim dyditor profesional për procesin e akreditimit dhe funksionimin e Trupave të Vlerësimit të Konformitetit.
Trajnimi do të mbahet nga ekspertët e Agjencisë Italiane për Akreditim (Accredia), Michela Signorini dhe Emidio Feles, dhe synon të prezantojë legjislacionin e Bashkimit Evropian, praktikat më të mira evropiane dhe Organizatës Evropiane për Bashkëpunim në Akreditim (EA).
Me këtë rast, Irfan Lipovica, drejtor i përgjithshëm i DAK-ut, ka theksuar se fokus i veçantë i këtij trajnimi është sektori i produkteve të ndërtimit, ku janë duke marrë pjesë përfaqësues të DAK-ut, institucioneve relevante, trupa te vleresimit te konformitetit si dhe shoqatat e bizneseve dhe odat ekonomike.
Sipas Lipovicës, aktiviteti synon forcimin e kapaciteteve profesionale dhe përafrimin e praktikave të akreditimit në Kosovë me ato te Bashkimit Evropian.
Ai i ka vlerësuar ekspertët e Accredia dhe njëkohësisht i ka inkurajuar pjesëmarrësit për të prezantuar dhe elaboruar praktikat më të mira të akreditimit, që do të përshtaten me akreditimin evropian.