Në konferencën “She Rises 2026” po vazhdojnë diskutimet në panelin “Qasja në Financa dhe Mbështetja Financiare për Gratë Ndërmarrëse”, me panelistet Leonora Kusari (EBRD), Nora Arifi (FKGK), Vesa Vuçitërna zyrtare për komunikim dhe Vlora Mehanja Ibrahimi (BQK), të moderuar nga Teuta Ukshini (SCAAK), u diskutuan sfidat me të cilat përballen gratë në qasjen në financa, pronësi dhe trashëgimi.
Gjatë diskutimeve u theksua nevoja për më shumë mbështetje financiare, produkte bankare të përshtatura për gratë ndërmarrëse, rritjen e vetëdijesimit për të drejtat në pronësi dhe trashëgimi, si dhe fuqizimin e grave në vendimmarrje.
Në vijim të kësaj konference do të zhvillohen edhe panelet “Historitë e Suksesit dhe Fuqizimi i Grave në Ndërmarrësi” dhe “Punësimi i Grave në Kosovë: Barrierat, Diskriminimi dhe Hendeku në Tregun e Punës”, ku do të trajtohen përvojat e suksesshme të grave sipërmarrëse dhe sfidat e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.