ARBK dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim të forcimit të koordinimit ndërinstitucional dhe avancimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ushtruesja e Detyrës së Drejtoreshës Ekzekutive në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, Valmira Sejdiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Kjo marrëveshje synon përmirësimin e shkëmbimit të informatave ndërmjet institucioneve, ngritjen e kapaciteteve profesionale, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional në funksion të rritjes së efikasitetit dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

Përmes kësaj marrëveshjeje, të dy institucionet angazhohen për koordinim më të ngushtë në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimin e praktikave më të mira profesionale dhe mbështetjen reciproke në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive tona.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe krijimit të mekanizmave më efikas për shërbime publike transparente, të besueshme dhe në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors