MINTI promovon simbiozën industriale si model për zhvillim të qëndrueshëm

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, mori pjesë në aktivitetin për prezantimin e rezultateve të anketës dhe validimin e mundësive për simbiozë industriale, ku u diskutuan mundësitë për forcimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit privat në Kosovë.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e simbiozës industriale, një qasje që mundëson që materialet ose mbetjet e papërdorura të një ndërmarrjeje të shfrytëzohen si burim për një ndërmarrje tjetër, duke ulur kostot, zvogëluar mbetjet dhe nxitur bashkëpunimin ndërmjet bizneseve.

Mehmeti vlerësoi se Kosova ka potencial të konsiderueshëm në sektorë si industria ushqimore, metalike, tekstili, plastika dhe teknologjia informative, duke theksuar se zhvillimi industrial duhet të mbështetet në inovacion, efikasitet dhe përdorim më të mirë të resurseve.

Ai shtoi se promovimi i bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe zbatimi i praktikave të ekonomisë qarkore janë elemente kyçe për ndërtimin e një ekonomie më të gjelbër, më konkurruese dhe më të qëndrueshme në Kosovë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors