Ministrja Kusari-Lila priti ambasadorin slloven, diskutuan për organizimin e Forumit të Biznesit Kosovë-Slloveni

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, me të cilin diskutoi për organizimin e Forumit të Biznesit Kosovë–Slloveni, i cili planifikohet të mbahet në Prishtinë gjatë muajit tetor.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe zgjerimi i partneriteteve ndërmjet kompanive të të dy vendeve.

U vlerësua se bashkëpunimi ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre sllovene mbështetet në partneritetin e ndërtuar ndër dekada, në besimin e ndërsjellë dhe në cilësinë e lartë të produkteve dhe shërbimeve.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit do të vazhdojë të mbështesë zgjerimin e bashkëpunimit të bizneseve kosovare me ato të vendeve të Bashkimit Evropian, duke investuar njëkohësisht në forcimin e infrastrukturës së cilësisë dhe në promovimin e produkteve të Kosovës në rajon dhe më gjerë.

Forumi i Biznesit Kosovë-Slloveni pritet të krijojë mundësi të reja për lidhjen e bizneseve, nxitjen e investimeve dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors