Ministrja Kusari-Lila hapi panairin e grave ndërmarrëse

Me rastin e hapjes së panairit të grave ndërmarrëse, ministrja e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se ky panair ka hapur dyert në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke sjellë së bashku shumë gra ndërmarrëse nga e gjithë Kosova, të cilat po prezantojnë produktet, kreativitetin dhe punën e tyre.

Sipas ministres, gratë ndërmarrëse po prezantojnë produkte artizanale, ushqimore dhe krijime unike, deri tek shijet dhe produktet japoneze të krijuara në Kosovë, duke dëshmuar potencialin dhe suksesin e grave ndërmarrëse në Kosovë.

Ky panair është organizuar nga Agjencia KIESA në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Panairi do të jetë i hapur deri më 5 gusht, nga ora 09:00 deri në ora 18:00.

Ministrja Kusari-Lila ka bërë thirrje ta vizitojnë panairin, të njiheni nga afër me produktet e grave tona ndërmarrëse dhe t’i mbështesni ato, duke zgjedhur të blini produktet e tyre.

Ajo ka theksuar se çdo vizitë dhe çdo blerje është një mbështetje konkrete për fuqizimin ekonomik të grave dhe për zhvillimin e ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors