Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me rastin e Ditës Botërore të Turizmit.
Zëvendësministri Mehmeti ka theksuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore, traditave, mikpritjes dhe bukurive natyrore të Kosovës, si vlera që duhet të ruhen dhe promovohen.
Sipas tij, Kosova, si shtet i ri dhe popull me histori të lashtë, ka potencial të madh për të promovuar vlerat e saj kulturore dhe natyrore në botë.
Mehmeti ka theksuar se turizmi përbën një shtyllë të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës, me potencial për krijimin e vendeve të punës, zhvillimin lokal, fuqizimin e bizneseve dhe promovimin e vendit në tregjet ndërkombëtare.
Ai ka vënë në pah se investimet në kulturë dhe turizëm janë investime në identitetin, ekonominë dhe të ardhmen e vendit.


