Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian – Komitetit Drejtues për Instrumentin e Planit të Rritjes.
Ministrja Kusari-Lila ka bërë të ditur se në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit po punohet intensivisht në përgatitjen e projektligjeve dhe akteve nënligjore, që lidhen me objektivat e Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes.
Ajo ka theksuar se një nga sfidat kryesore në këtë proces, i cili ka rëndësi të lartë për vendin, mbetet funksionaliteti i plotë i institucioneve dhe mbarëvajtja e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas ministres Kusari-Lila, Kosova ka nevojë për stabilitet institucional dhe një rrugë të qëndrueshme drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik.
