Ministrja Mimoza Kusari-Lila vlerëson Konsullatën e Kosovës në Strasburg

Ministrja Kusari-Lila, gjatë vizitës së saj në Gjermani, e ka vizituar edhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, ku ka theksuar se aty ku lartësohet flamuri i Kosovës, rreh më fort zemra për shtetin dhe njerëzit e saj.

Ajo potencoi faktin se në Strasburg, Republika e Kosovës tashmë e ka shtëpinë e saj: Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në pronësi të shtetit tonë, dhe sipas saj ishte kënaqësi ta vizitonte dhe të qëndronte shkurt në Konsullatën e Republikës, bashkë me Ambasadorin Fitor Murati dhe stafin e konsullatës.

Sipas ministres, prania e Kosovës në Evropë po zgjerohet dhe po bëhet më e qëndrueshme, duke e vlerësuar se përfaqësimi po ngritet e shërbimet konsullore po shtohen, ndërsa shteti është gjithnjë e më afër qytetarëve të vet, kudo që ata jetojnë e veprojnë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors