Ministrja e MINTI-t priti në takim përfaqësuesit e PowerToHR Summit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, i ka pritur në takim Bled Selimin dhe Gylymsere Hoxhaj, përfaqësues të PowerToHR Summit, me të cilët ka diskutuar për edicionin e ardhshëm të këtij samiti, i cili do të mbahet në Kosovë në maj të vitit 2027.

PowerToHR është një platformë që po sjell bashkë bizneset, profesionistët dhe institucionet rreth një çështjeje, që për ekonominë tonë është gjithnjë e më e rëndësishme: njerëzit, aftësitë dhe e ardhmja e punës.

Ministrja Kusari-Lila ka vlerësuar se edicioni i fundit mblodhi mbi 1,500 pjesëmarrës dhe 120 folës, një tregues i qartë i interesimit që ka sot tregu ynë për zhvillimin profesional, talentin dhe mundësitë e reja.

Për ministren Kusari-Lila është e rëndësishme që këto diskutime të mos mbeten vetëm në skenë, por të lidhen me nevojat reale të bizneseve dhe me mundësitë që duam t’u krijojmë të rinjve dhe grave në ekonomi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors