Zëvendësministri Mehmeti mori pjesë në diskutimin e Riinvest për standardet e jetesës në BE

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, ka marrë pjesë në diskutimin e organizuar nga Riinvest me temën “Kujdes hendekun: Rruga e Kosovës drejt standardeve të jetesës së BE-së”, ku ka folur për faktorët që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe përafrimin e Kosovës me standardet evropiane.

Mehmeti theksoi se ngushtimi i hendekut me standardet evropiane kërkon ndërtimin e një ekonomie më produktive, më konkurruese dhe më të lidhur me tregjet evropiane. Në këtë drejtim, ai veçoi rëndësinë e rritjes së produktivitetit, inovacionit, investimeve dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Sipas zëvendësministrit Mehmeti, konvergjenca evropiane nuk lidhet vetëm me tregjet dhe standardet, por edhe me krijimin e mundësive që qytetarët të përfitojnë nga këto procese dhe të shfrytëzojnë potencialin e tyre në një ekonomi më konkurruese.

Diskutimi trajtoi rrugën e Kosovës drejt përmirësimit të standardeve të jetesës dhe faktorët ekonomikë që mund të kontribuojnë në këtë proces.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors