MINTI mban takime me përfaqësues të postave dhe ofruesve të shërbimeve postare

Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka mbajtur takim me përfaqësues të postave dhe ofruesve të shërbimeve postare, ku është diskutuar për mbikëqyrjen e tregtisë dhe bizneseve online.

Me këtë rast, këshilltari i ministres së MINTI-t, Ali Tafarshiku, ka theksuar se krahas rritjes së aktivitetit në tregtinë online është shënuar edhe rritje të ankesave të konsumatorëve.

Z. Tafarshiku theksoi faktin se disa prej këtyre veprimtarive nuk janë të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), ndërsa disa nuk posedojnë dokumentacionin përcjellës për produktet që shesin, duke shtuar se ka rritje të ankesave të konsumatorëve, të cilët marrin shërbime ose blejnë produkte, por nuk kanë se ku të adresohen.

Ai potencoi se edhe disa sfidat për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut në identifikimin e këtyre bizneseve, të cilat shpesh ndryshojnë qasjet në platformat online ose numrat e kontaktit, duke e bërë të vështirë adresimin e ankesave.

Këshilltari Tafarshiku u ka bërë thirrje përfaqësuesve të postave të inkurajojnë bizneset me të cilat bashkëpunojnë të formalizohen dhe të regjistrohen në ARBK, pasi që aplikim është shumë i lehtë dhe nuk ka kosto buxhetore apo burokraci.

Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve relevante për të koordinuar veprimet për mbikëqyrjen e tregtisë online dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors