Ministrja Kusari-Lila priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutohet thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua për sektorët me potencial për rritje dhe zgjerim, si dhe për aktivitetet e përbashkëta të radhës që synojnë avancimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kusari-Lila theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik dhe shumëvjeçar ndërmjet dy vendeve edhe në rrafshin ekonomik, përmes rritjes së shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset kosovare dhe britanike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors