Ministrja Kusari-Lila dhe kryetari i Vitisë diskutojnë hapat për funksionalizimin e parkut industrial

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe ekipin e tij, me të cilët diskutoi për gjendjen aktuale të Parkut Industrial në Viti, progresin e arritur dhe hapat e nevojshëm për funksionalizimin e tij të plotë.

Parku Industrial në Viti shtrihet në një sipërfaqe prej 15.5 hektarësh dhe është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës me 1.7 milionë euro investime në infrastrukturë. Këto investime krijojnë bazën për vendosjen e bizneseve, tërheqjen e investimeve të reja dhe hapjen e vendeve të punës.

Gjatë takimit u diskutua për hapat konkretë që nevojiten për funksionalizimin e parkut dhe krijimin e kushteve që bizneset të vendosen në të dhe të zhvillojnë veprimtarinë e tyre.

MINTI po vazhdon punën për zhvillimin e parqeve industriale, me synimin që ato të shndërrohen në hapësira për zhvillimin e prodhimit vendor, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke promovuar njëkohësisht politika të gjelbra dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors