Ministrja Kusari-Lila prezantoi Projektligjin për Inovacion dhe Ndërmarrësi në dëgjimin publik në Kuvendin e Kosovës

Projektligji për Inovacion dhe Ndërmarrësi, i cili më 5 tetor 2026 kaloi leximin e parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u diskutua sot në një dëgjim publik të organizuar nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion.

Në këtë dëgjim mori pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, e cila prezantoi fushëveprimin dhe qëllimin e projektligjit, si dhe rëndësinë e krijimit të një kornize ligjore për mbështetjen e inovacionit, ndërmarrësisë dhe zhvillimit të bizneseve në vend.

Në dëgjim ishin të pranishëm përfaqësues të shoqatave të bizneseve dhe odave ekonomike, të cilët paraqitën komente dhe rekomandime konkrete lidhur me përmbajtjen e projektligjit.

Rekomandimet e pranuara do të shqyrtohen nga Komisioni dhe grupi punues në kuadër të procesit të mëtejmë të trajtimit të projektligjit.

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e përfshirjes së sektorit privat në hartimin e politikave dhe legjislacionit, në mënyrë që korniza ligjore t’u përgjigjet nevojave reale të bizneseve dhe të krijojë kushte për zhvillimin e ideve të reja, inovacionit dhe ndërmarrësisë në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors