Ministrja Kusari-Lila zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë për thellimin e bashkëpunimit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar dy takime të ndara me Sekretarin e Shtetit për Ekonominë të Portugalisë, João Rui Ferreira dhe drejtoreshën e Agjencisë Portugeze për Tregti dhe Investime, Ana Casaca, me qëllim të diskutimit të mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Takimet, të cilat për shkak të stuhisë në Lisbonë u zhvilluan online, u përqendruan në mundësitë e rritjes së shkëmbimeve tregtare, nxitjen e investimeve, zhvillimin industrial dhe promovimin e eksporteve.

Ministrja Kusari-Lila shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Portugalisë në proceset e integrimit evropian të Kosovës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për tregti dhe investime, me synim krijimin e mundësive të reja për bizneset e të dy vendeve dhe lehtësimin e kontakteve ndërmjet tyre.

Gjatë takimeve u diskutua edhe mundësia e arritjes së një marrëveshjeje bilaterale ekonomike, organizimi i Forumit të Biznesit Kosovë–Portugali në Prishtinë, si dhe krijimi i një linje të drejtpërdrejtë ajrore ndërmjet dy vendeve, e cila do të lehtësonte lidhjet dhe bashkëpunimin ekonomik.

Gjatë vizitës në Portugali, ministrja Kusari-Lila do të zhvillojë edhe takime të tjera në kuadër të pjesëmarrjes në Web Summit, me synimin për të thelluar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë edhe në fushën e ekonomisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors