MINTI nënshkruan memorandum me tri platforma online për fushatën “Dhuro Made in Kosova”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, nënshkroi në Prishtinë Memorandumin e Mirëkuptimit për fushatën “Dhuro Made in Kosova”, në bashkëpunim me përfaqësuesit e tri platformave online Mërgim Cahanin nga Gjirafa, Qëndresa Pejën nga Foleja dhe Debatik Hoxhën nga ShopAz.

Përmes këtij bashkëpunimi, prodhuesve dhe bizneseve vendore u mundësohet listimi, promovimi dhe shitja e produkteve të tyre në këto platforma pa asnjë kosto shtesë. Kjo synon zgjerimin e mundësive për shitje dhe rritjen e qasjes së produkteve vendore te konsumatorët në Kosovë dhe diasporë.

Fushata “Dhuro Made in Kosova”, e iniciuar në prag të festave të fundvitit, synon të nxisë qytetarët që gjatë përzgjedhjes së dhuratave të orientohen drejt produkteve vendore, duke mbështetur kështu prodhuesit dhe bizneset e Kosovës.

Ministrja Kusari-Lila falënderoi përfaqësuesit e platformave Gjirafa, Foleja dhe ShopAz për përfshirjen në këtë nismë dhe mundësitë që po u krijojnë bizneseve vendore për të rritur prezencën dhe shitjet e tyre në tregun online.

MINTI u ka bërë thirrje edhe platformave të tjera online në Kosovë që t’i bashkohen fushatës, ndërsa prodhuesit dhe bizneset vendore të interesuara për pjesëmarrje mund të kontaktojnë përmes adresës elektronike dhuro.mik@rks-gov.net.

Përmes kësaj nisme synohet të krijohen mundësi shtesë për promovimin e produkteve vendore dhe të forcohet mbështetja për prodhimin dhe ekonominë e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors