Asistenca për implementimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – Direktiva e BE-së për shërbime

Projekti “ asistenca për implementimin e marrëveshjes se Stabilizim Asociimit, Direktiva e BE-së për Shërbime “financohet nga BE-ja, synon të mbështesë Qeverinë e Kosovës në zbatimin e plotë të Marrëveshjes Stabilizim Asociimit (MSA), në përputhje me masat e përcaktuara në Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) dhe të gjeturat e KE-së të përfshira të Raportit për Kosovën.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është që të "mbështes përafrimin me BE-në, duke mbështetur përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit kosovar me acquis të BE-së në fushën e shërbimeve." Për të arritur këtë objektiv, qëllimi i projektit është që të "ngrit kapacitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në transpozimin efektivë dhe të zbatojë Direktivën e Shërbimeve të BE-së në tregun e brendshëm në Kosovë ".

Përfituesit:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe ministritë e linjës, anëtarët e Grupit Punues për Lirin e lëvizjes së Shërbimeve, Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ministria e Punëve te Brendshme, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sporteve, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, etj.).

Projekti përfundon në dhjetor të vitit 2017.

 

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors