DEED project – Diaspora Engagement for Economic Development (UNDP)
Projekti DEED është një iniciativë inovative që i mundëson Diasporës së Kosovës, të luajë një rol aktiv dhe efektiv si agjentë të zhvillimit në bashkësitë prej nga vijnë ata. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe implementohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), misioni në Kosovë.
Projekti përbëhet nga tre komponentë kryesorë që synojnë të arrijnë:
1. Një qasje të shtuar me ndjeshmëri gjinore, njohuri rreth remitancave për familjet që marrin remitanca në Kosovë, dhe shërbime tjera financiare për të promovuar akumulimin e kursimeve vendore dhe investimeve;
2. Modelet dhe mekanizmat që lehtësojnë investimet dhe kursimet e emigrantëve në Kosovë, identifikimin dhe pilotimin e tyre;
3. Politika nga autoritetet kosovare të bazuara në fakte, përmirësimi i kapaciteteve të tyre për të prodhuar dhe menaxhuar informatat lidhur me migrimin dhe zhvillimin, duke përfshirë edhe të dhënat e ndara në bazë gjinore.
Projekti punon me familjet që pranojnë remitanca, pjesëtarët e Diasporës së Kosovës, si dhe autoritetet përkatëse të Qeverisë së Kosovës, për të krijuar mundësi të ndryshme që Kosova dhe qytetarët e saj, brenda vendit dhe jashtë, të kenë një të ardhme më të mirë.
Për informata të mëtutjeshme klikoni linkun: http://deed-ks.org/