MTI Business Internship Program

Përkrahja në punësim dhe aftësim Profesional

MTI Business Internship Program

Qëllimi kryesor i këtij projekti është ndërtimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, studentëve dhe bizneseve të cilat operojnë në territorin e Kosovës, krijimi i mundësive për studentët që gjatë kohës së studimeve njohuritë e fituara të mund ti zbatojnë në praktikë dhe ngritja e bashkëpunimit mes universitetit dhe bizneseve.

Puna praktike zgjatë maksimum dy muaj dhe planifikohet të realizohet në muajt (Korrik – Gushtë dhe Gusht – Shtator, 2015) dhe kryhet në ndërmarrjet e komunave ku përcaktohen studentët. Për punën praktike studentët do të marrin kompensim prej 100 € për muaj nga Buxheti i  Kosovës.

Të drejtë pjesëmarrje kanë studentët e universiteteve publike dhe kolegjeve private të akredituara në Kosovë, të gjitha përkatësive etnike dhe gjinore, të diplomuarit nga data 31.01.2014 (jo para 31.01.2014), studentët e nivelit master dhe studentët absolvent të nivelit bachelor.

Për informata të mëtutjeshme klikoni linkun: www.mti-ks.org/sq/INTERNSHIP-BIZNESI-2015

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors