Support the free movement of goods Kosovo

Ky projekti i financuar nga Bashkimi Evropian ka për synim të sigurojë ndihmë teknike aktorëve kryesorë të cilët marrin pjesë në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, në veçanti ato që lidhen me sigurinë e produkteve dhe Infrastrukturën e cilësisë.

Projekti do t’i ndihmojë organeve kombëtare të Infrastrukturës së Cilësisë për Standardizim dhe Akreditim që t’i bashkohen organizatave relevante Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe të kompletojnë portofolin e tyre të shërbimeve. Ekipi Ndihmues Teknik do të mbështet Agjencinë Metrologjike të Kosovës (AMK) për rritjen e kapaciteteve të tyre në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre aktuale dhe të ekonomisë vendore në metrologjinë industriale dhe ligjore.

Globalizimi i ekonomisë ndërkombëtare dhe sensibilizimi i rritur i konsumatorëve i kanë shtuar një shprehje të re botës së Infrastrukturës së Cilësisë. Kjo shprehje lidhet me fushën e metrologjisë, standardizimit dhe akreditimit po ashtu dhe me vlerësimin e përshtatshmërisë, përfshi certifikimin. Mbështetja e Infrastrukturës së Cilësisë dhe lëvizjes së lirë të mallrave është në thelb të projektit. Në përgjithësi, ndihma do të transferohet përmes dhënies së mbështetjes eksperte në angazhimin dhe përforcimin e legjislacionit të Kosovës dhe praktikave të lëvizjes së lirë të mallrave përmes parimeve dhe rregullave të vërtetuara të BE-së. Do të sigurojë trajnim të nevojshëm për profesionistë dhe vetëdijesim shumë të nevojshëm për këtë temë për publikun në përgjithësi.

Objektivi i përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i ambientit të biznesit në Kosovë dhe konkurrencës së tyre në tregjet ndërkombëtare duke zvogëluar barrierat e tregtisë.

Qëllimi

Qëllimi i projektit është përmirësimi i Sistemit Infrastrukturor të Cilësisë në Kosovë, duke përfshi kontrollin dhe mbrojtjen e konsumatorit, në vijë me kërkesat e BE.

Përfituesit:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përfshirë:
• Departamentin për Integrime Evropiane dhe koordinim të politikave
• Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit
• Departamentin e Industrisë
• Divizionin e Infrastrukturës së Cilësisë i Departamentit të Industrisë
• Agjencinë për Standardizim të Kosovës
• Drejtorinë për Akredtitim të Kosovës
• Agjencinë Metrologjike të Kosovës
• Inspektoratin e tregut

Projekti ka filluar më 7 tetor 2014 dhe zgjat 24 muaj.

Rezultatet e pritura

1) Procedura e vlerësimit të përshtatshmërisë miratohet në pajtim me kërkesat e direktivave të BE.

2) Standardet e BE miratohen në zonat e tregut të cilave u mungon standardizimi.
3) Më shumë organe të akredituara të vlerësimit të përshtatshmërisë të veprojnë në tregun vendor.
4) Laboratorë modernë dhe funksionalë të Metrologjisë në vend që përdoren nga staf i trajnuar siç duhet.
5) Vetëdije e rritur e rëndësisë së standardeve, akreditimeve dhe metrologjisë në mesin e prodhuesve Kosovar.
6) Mbrojtja e konsumatorit është më mirë e organizuar dhe e trajnuar.
7) Kontrolli i tregut në të gjitha nivelet në pajtim me praktikat më të mira të shteteve anëtare të BE.
8) Të dhëna funksionale për prodhime (të rrezikshme) janë duke qarkulluar në tregun vendor.
9) Më shumë organe kombëtare për metrologji, akreditim dhe standarde të integruara ndërkombëtarisht.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors