Vjollca Dibra Ibrahimi, political advisor for media

 

 

Political advisor for media

Vjollca Dibra Ibrahimi

Studimet në Fakultetin e Filologjisë, në Degën e Letërsisë Shqipe dhe Degën e Gjuhës Angleze i mbaroi në Prishtinë.
Studioi të dy degët paralelisht deri më 6 mars 1999, kur diplomoi në Degën e Letërsisë Shqipe me temën "Vepra e Ndre Mjedes".

Pas luftës regjistroi studimet postdiplomike në Degen e Letërsisë Shqipe.
Në vitin 2007 në Strasburg ndoqi seminarin e shkollës politike – Universiteti Veror për Demokraci.
Një kohë (1995 – 1998) punoi si gazetare dhe arsimtare e gjuhës angleze.
Që nga viti 2000 deri në vitin 2008 punoi në OSBE, në Departamentin e Administratës.
Në qershor të vitit 2008 u angazhua në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë.
Më 9 dhjetor 2008 mori gradën  Magjistër i Shkencave Filologjike, pranë Universitetit të Prishtinës, Fakultetit të Filologjisë.
Nga mesi i vitit 2009 deri në vitin 2013 u zgjodh zëvendësdrejtoreshë në shkollën fillore “Xhemail Mustafa” dhe “Dardania”  në Prishtinë.
Më 6 tetor 2011 mori titullin Doktor i Shkencave Filologjike pranë Universitetit të Shkupit Sveti Kiril dhe Metodij, Fakulteti Filologjik “Blazhe Koneski”.
Më 1 tetor 2012 filloi punën si ligjëruese në Fakultetin e Edukimit, Universiteti Hasan Prishtina, Prishtinë dhe në Fakultetin e Edukimit, Universiteti Ukshin Hoti, Prizren.
Me punë krijuese letrare dhe kërkimore – shkencore, ajo ka zënë të merret që herët. Bibliografia e saj është:

"Suvalë e përgjumur", (poezi); "Minotauri" (roman); "Përtej vetes", (poezi);  Mozaiku i jetës model i artit (Poetika e tregimeve të Anton Pashkut); Heroinat e deheroizuara (Kontekstualiteti shoqëror dhe artistik i dy protagonisteve: – Studim komparativ për romanet “Nata me hënë” të Ismail Kadaresë dhe “Nderi i humbur i Katerina Blumit” të Hajnrih Bëlit; Percy Bysshe Shelley (studim), www.ina-online.net;  Albanian and English Literature in Light of Comparative Reports (studim), Academic Journal of Interdisciplinary Studies; Kultura gjuhësore, standardi dhe dialektet, në institucionet shtetërore, publike dhe politike (studim);  Sistemi i arsimit në Kosovën e pasluftës dhe nënshtresa e iluminizmit” (studim).

 

Adresa:
Lagjja e Spitalit, rr. "Muharrem Fejza", 100000 – Prishtinë

 

Kontakt:
+381 (38) 200 36 533

 

E-mail:
vjollca.dibra@rks-gov.net

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors