Zëvendësministri Mehmeti: InstaBuilt dëshmon potencialin prodhues dhe inovativ të Kosovës

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, ka vizituar mbrëmë kompleksin e kompanisë InstaBuilt së bashku me delegacionin gjerman, ku është prezantuar potenciali prodhues dhe inovativ i Kosovës.

Gjatë vizitës, zëvendësministri Mehmeti ka vlerësuar se InstaBuilt është shembull i zhvillimit të industrisë moderne në Kosovë, duke ndërthurur vizionin ndërmarrës, teknologjinë dhe ekspertizën profesionale për të prodhuar zgjidhje që konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.

Përmes ndërtimit modular dhe zgjidhjeve të qëndrueshme, kompania dëshmon kapacitetet e Kosovës për të zhvilluar prodhim modern dhe për të ndërtuar partneritete të besueshme në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Mehmeti tha se kontributi i kompanive të tilla shkon përtej prodhimit, duke përfshirë krijimin e vendeve të punës, zhvillimin e aftësive profesionale, rritjen e eksporteve dhe krijimin e partneriteteve të reja.

Ai ka përgëzuar drejtuesit dhe ekipin e InstaBuilt për punën dhe ambicien për ta zgjeruar prodhimin e Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors