Divizioni për Rezerva Obligative të Naftës
Rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake në gjendje lufte, të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, shëndetin e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë, trashëgimisë kulturore, mjedisin si dhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me normat e se drejtës ndërkombëtare.
Divizioni për Rezervat te Detyrueshme te Naftës përcaktohen obligimet për të ofruar një nivel të lartë të sigurie të furnizimit me naftë të papërpunuar dhe/apo produkte të naftës në Republikën e Kosovës, me anë të formimit dhe menaxhimit të rezervave minimale të naftës së papërpunuar dhe/apo produkteve të naftës.
Divizioni për Rezervat te Detyrueshme te Naftës siguron bazën për formimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave të obligueshme të naftës në përputhje me Direktivën e Këshillit 2009/119/EC të shtatorit 2009 për vendosjen e detyrimit për Shtetet Anëtare për të ruajtur rezervat minimale të naftës së papërpunuar dhe/ ose të produkteve të naftës.
Divizioni për Rezervat te Detyrueshme te Naftës rregullon procedurat e nevojshme për intervenim në rast të mungesës së madhe të produkteve të naftës në tregun e Republikës së Kosovës.
Adem Krasniqi, Udhëheqës i Divizionit,
email: adem.krasniqi@rks-gov.net,
tel: 038 200-36613