Divizioni për Hulumtime, Analiza dhe Standardeve Cilësore
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizioni për Hulumtime, Analiza dhe Standardeve Cilësore janë:
1.1. Monitoron dhe matë efikasitetin e masave të politikës mbi konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e turizmit të Kosovës;
1.2. Analizon dhe propozon promovimin e Kosovës si destinacion turistik;
1.3. Propozon zhvillimin e sistemit te informacionit turistik;
1.4. Analizon tregjet dhe trendet ndërkombëtare me qëllim të promovimit të Kosovës;
1.5. Analizon dhe propozon zhvillimin e imazhit të turizmit (logoja, moto) dhe zhvillimin e brendit me fushatë promovuese;
1.6. Ofron mbështetje për bashkëpunim me asociacionet ndërkombëtare turistike;
1.7. Koordinon dhe bashkëpunon me regjionet, komunat, shoqatat e turizmit dhe OJQ-të;
1.8. Mbështet zhvillimin e produktit të turizmit dhe projekteve të turizmit në rajone dhe komuna;
1.9. Rregullon veprimtarinë e bizneseve turistike;
1.10. Organizon bazën e të dhënave për potencialet e turizmit dhe hotelerisë;
1.11. Identifikon standardet turistike, propozon adaptimin dhe përdorimin e tyre.
tel +383 38 200 36-532