Ministria e Tregtisë dhe Industrisë vazhdon me përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në vazhdën e aktiviteteve për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ nr. 03/2015, për përcaktimin e taksave për shërbimet e ofruara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, ku janë ndërmarrë lehtësira të theksuara në zvogëlimin dhe eliminimin e shumicës së taksave dhe pagesave për shërbimet e ofruara nga ky institucion shtetëror.

MTI-ja dëshiron t’i njoftojë të gjitha subjektet dhe personat afaristë për ndryshimet e reflektuara me këtë Udhëzim Administrativ, të cilat janë si më poshtë:

Ndryshimet e taksave për Shoqëritë aksionare, Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqëritë komandite, Shoqëritë e huaja tregtare dhe Kooperativat bujqësore:

1. Ndryshimet në statut ose memorandum (harmonizim) …….  nga 20.00€ në 10.00€;

2. Kërkesat për shuarje të biznesit …………………………………  nga 10.00€ në   0.00€;

3. Regjistrimi i mëvonshëm i Njësisë punuese …………………….  nga 20.00€ në 10.00€;

4. Regjistrimi dhe rezervimi i emrit të biznesit ……………………  nga 10.00€ në   0.00€;

5. Regjistrimi ose ripërtëritja e emrit tregtar………………………. nga 10.00€ në   0.00€;

6. Bartja e emrit tregtar ……………………………………………….  nga 10.00€ në   0.00€;

7. Ndryshimet në Bordin Drejtues ……………………………….. nga 20.00€ në   0.00€;

8. Ndryshimet në Zyrën e Regjistruar ……………………………….  nga 20.00€ në   0.00€;

9. Vërtetimi i kopjes si kopje autentike për faqe …………………   nga   2.00€ në   1.00€;

10. Dorëzimi i informatave detale për bizneset për faqe………..   nga   0.50€ në   0.30€.

Ndryshimet e taksave për bizneset individuale dhe ortakëritë e përgjithshme:

1. Kërkesa për shuarje………………………………………………….  nga 5.00€ në 0.00€;

2. Ndryshimet dhe plotësimet në të dhënat e regjistrimit………..  nga 5.00€ në 0.00€;

3. Vërtetimi i kopjes si kopje autentike për faqe…………………..  nga 2.00€ në 1.00€;

4. Dorëzimi i informatave detale për biznesin për faqe…………..  nga 0.50€ në 0.30€;

MTI-ja ka marrë këtë vendim me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit në Kosovë dhe lehtësimit të regjistrimit, ndryshimeve statusore dhe kundër shuarjes së aktiviteteve të subjekteve afariste në Kosovë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në vazhdimësi mbetet e përkushtuar për të ndërmarrë aktivitete substanciale për lehtësimin e ambientit të të bërit biznes dhe për përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors