KIESA shpërblen 6 biznes-planet më të mira

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, sot ka ndarë gjashtë shpërblime për Biznes-planet më të mira.  
Fitues të shpërblimeve janë:

1.    Arben Bajramaj –  Biznes-Plan për kultivimin e mjedrës
2.    Abetare Domi – Biznes-Plan  për ofrimin e ushqimit të shpejtë
3.    Kosovare Rexhepi – Biznes-Plan për rrobaqepësi dhe dizajn
4.    Edita Berani –  Biznes-Plan për shërbime, trajtime të mjekësisë fizikale me rehabilitim
5.    Fatmire Kamberaj – Biznes-Plan për qumësht dhe produkte të qumështit si:  djathë, kos, mazë, etj
6.    Rinor Arifi – Biznes-Plan për bujqësi,  kultivimi i bimëve; rozmarina, menta dhe rigon të bardhë.

Gjatë fjalimit të tij, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z.Nikaj tha: “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve do të vazhdojë të mbështesë ndërmarrësit e rinj me qëllim të lehtësimit dhe realizimit të planeve të tyre”.

Biznes-planet e vlerësuara nga juria profesionale janë shpërblyer me nga 5,000.00 euro të cilat mund të tërhiqen pas regjistrimit të biznesit dhe fillimit të implementimit.

Në garën e Biznes-planeve kanë qenë të ftuar të gjithë ndërmarrësit e rinj potencialë    (veçanërisht studentët) që nuk kanë pasur të regjistruar biznese, por të cilët kanë ambicie të zhvillimit të ndërmarrësisë së tyre.

Vlerësimi i Biznes-planeve më të mira është bërë nga një juri profesionale, në të cilën janë përfshirë edhe përfaqësues të asociacioneve të biznesit. Përparësi u është  dhënë  kritereve të mëposhtme.

•             Ideja e elaboruar dhe praktikisht e zbatueshme e Planit të Biznesit.
•             Resurset njerëzore dhe materiale për jetësimin e Planit të Biznesit.
•             Kostoja e fillimit të biznesit nën 50000.00 euro.
•             Burimet vetjake të financimit mbi 50%
•             Deklarata e gatishmërisë për fillim të biznesit jo më larg se 30 ditë nga data     
e njoftimit për zgjedhjen eventuale nga juria profesionale.

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) do vazhdojë t’i mbështesë ndërmarrësit e rinj edhe në vitet e ardhshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors