Sqarim për shkrimin e botuar në portalin “IndeksOnline”, të datës  31 mars 2020,  të titulluar: “ErdhiDita e Analistëve, gruaja e Armend Mujës avansohet nga ministrja Rozeta Hajdari”

E njoftojmë opinionin publik lidhur me shkrimin e botuar në portalin Indeksonline, ku janë prezantuar të dhëna të mangëta, e që është thënë se Arjeta Islami-Muja është avancuar në pozitë.

Kjo nuk qëndron për arsye se punonjësja në fjalë është Udhëheqëse e Divizionit për Integrim Evropian në Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.

Ajo ditë më parë është emëruar Ushtruese e detyrës së Drejtorit në Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (ku është udhëheqëse e Divizionit) dhe se kjo nuk është avancim në pozitë, por është vetëm ushtrim i detyrës së drejtorit deri në një vendim tjetër.

Punonjësja në fjalë është emëruar në pozitën e Ushtrueses së detyrë së Drejtorit për shkak se drejtori i këtij departamenti është emëruar Ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors